Të pandalshëm këtë sezon, Lineker: Vetëm Trumpi po punon që të ndalë Liverpoolin nga titulli

Liverpool i ka befasuar të gjithë këtë sezon, ku udhëheqin bindshëm në krye të Premier League me 13 pikë më tepër se ndekësi më i afërt, ndërsa numëron një ndeshje më pak. Vetëm një pikë e humbur deri më tani ka bërë që ekipi i Klopp të jetë i pandalshëm në Angli dhe ëndrra për të sjellë sërish titullin në Liverpool ka nisur të marrë formë.

Kjo formë e jashtëzakonshme ka sjellë edhe reagime të shumta, që në përfundim kanë idenë se titulli për “të kuqtë” është diçka e pashmangshme këtë sezon. Madje, analisti i BBC Sport, Gary Lineker, shkon më tej duke postuar në “Twitter” se vetëm Lufta e Tretë Botërore mund ta ndalë Liverpoolin këtë vit.

“Duket se Donald Trump është i vetmi njeri që ka punuar se si të ndalë Liverpoolin nga fititmi i Premier League”, ka shkruar Lineker./Sport Eskpres/