Të mundësh Bajernin sjell ters

0

Bajerni i Mynihut është “gogol” i Bundesligës, aq sa shpesh duket se rivalët futen në fushë të vetëdijshëm se nuk kanë shanse dhe dorëzohen shpejt.

Po “kokëfortët” që duan betejë? Ata që arrijnë të mundin Bajernin i zë “mallkimi”. Është interesante: skuadra që mund Bajernin humbet ndeshjen pasardhëse.

Në 7 rastet e fundit, kur është mundur në Bundesligë, rivalët fitues kanë humbur 6 herë dhe vetëm Mainci vjet barazoi 0-0 me Darmshtatin, pasi kishte mposhtur kampionët.

Fundjavën e sapombyllur e pati radhën Hofenhajmi: perfekt në çdo drejtim kundër Bajernit, humbje e merituar në Hamburg të shtunën.

Mallkimi goditi sërish, por një shpjegim logjik edhe gjendet, sepse skuadrat lodhen aq shumë e festojnë aq gjatë kur mposhtin Bajernin, saqë boshatisen nga energjitë për ndeshjen pasardhëse…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image