Te Milani nuk e kanë idenë ç’bëjnë, mund ta pësojë Gatuzo

“Më duket se nuk po luajmë si skuadër. Ofendimet i meritoj unë, më shumë se lojtarët”, kështu u shpreh Xhenaro Gatuzo dje, pasi humbjes ndaj Atalantës, një disfatë e turpshme, e disata rresht, që tregon se ky Milan është një dështim kolosal, në çdo drejtim.

Fasone e Mirabeli, dy drejtuesit e lartë të klubit, nuk po shohin më asnjë rrugëdalje dhe pas grumbullimit të detyruar të skuadrës, tashmë po mendojnë largimin e Gatuzos.

Përpara është derbi i kupës kundër Interit, si dhe ndeshja kundër Fiorentinës: nëse në këto dy ndeshje vijnë rezultate negative, Gatuzo me shumë gjasa do të largohet dhe viti i ri do të nisë me trajner tjetër, edhe pse duket qartë që nuk ka trajner që t’i bëjë derman një skuadre të çoroditur dhe pa cilësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *