“Të më thonë më fal”/ U prish gjumin, menaxheri i Donarumës “thumba” për tifozët e Milanit

Menaxheri i Donarumës, Mino Raiola, kthehet edhe njëherë në qendër të vëmendjes në Itali. Këtë herë për të folur për situatën rreth portierit të Milanit, pasi Raiola zotëron edhe shumë futbollistë të tjerë të kalibrit botëror, ndërsa në kohët e fundit ka qenë i zënë me rastin e Paul Pogba.

E kur flitet për Donarumën, ka shumë “thumba” për tifozët e Milanit. Këta të fundit e kanë akuzuar direkt Raiolën se kërkonte që portieri të largohej nga kuqezinjtë duke luajtur një rol kyç. Tashmë që kjo lëvizje nuk është bërë, menaxheri i njohur kërkon falje.

“Unë pres ende që tifozët e Milanit të më thonë: “Më fal”. Ata më kanë ofenduar dhe më kanë kërcënuar. Por unë kisha të drjtë. Gjithsesi, do të vazhdojmë edhe dy vite të tjera kontrate, por nuk dua të bëj zhurmë”, shprehet Raiola duke u prishur disi gjumin mbështetësve të kësaj skuadre /Sport Ekspres/