“Të më dëgjonit mua do kurseni kohë dhe lekë”! Dosti merr oksigjenin nga Partizani: Mos gaboni tani, trajner brenda familjes

Sa herë që Partizani është mirë, kështu ndihet edhe Edmond Dosti! Lajmin më të bukur e ka marrë në ditën e sotme ku është shkarkuar Sormanin, njeriun që ikona e klubit kryeqytetas e ka thënë gjithmonë se nuk është për kampionët e Superiores. Vendimi i Demit i ka dhënë më tepër “oksigjen” Dostit dhe klubit të Partizanit, megjithëse mund të ishte kursyer më shumë kohë.

Nëpërmjet një reagimi pas shkarkimit të Sormanit, Dosti përshëndet drejtuesit dhe njëkohësisht i këshillon që këtë herë të mos gabojnë, por të zgjedhin një trajner brenda familjesh që do e ndihmonte më shumë klubin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *