“Të marrosur” pas Ynder, anglezët mbulojnë Romën me ar

Xhengiz Ynder është njeriu i momentin në kryeqytetin e Italisë. Talenti turk po bën një sezon impresionues me fanellën e Romës, ku pavarësisht se verdhekuqtë duken në vështirësi në këtë fillim sezoni, 21-vjeçari ka qenë një ndër të vetmit që ka shpëtuar nga kritikat.

Në fundjavën që lamë pas, Ynder shënoi një perlë të vërtetë në sfidën e luajtur ndaj Interit. Pikërisht në atë ndeshje kishin ardhur shumë skautë për të vëzhguar nga afër turkun, i cili nuk zhgënjeu dhe tashmë duket se ankandi ka nisur dhe klubi i parë që është shfaqur është Totenhemi.

“Gjelat” e Londrës duket se kanë bërë gati ofertën e dytë për Romën, pasi e para u refuzua nga kryeqytetasit në merkaton e verës. Siç raportohet nga mediat, Spërsat kanë gati 52 milionë euro për mëngjarashin turk. Tashmë “topi” kalon në anën e klubit verdhekuq, të cilët mund të tundohen jo pak nga kjo ofertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *