Të luash dy ndeshje në 24 orë dhe në dy kontinente? Nuk është e pamundur, e bën Liverpool në dhjetor

Mund të duket e çuditshme dhe e padëgjuar ndonjëherë më parë, por Liverpool do të luajë dy ndeshje në 24 orë kohë diferencë nga njëra-tjetra. Madje për më tepër, do tëluhet në dy kontinente të ndryshme. Ndeshja e parë do të jetë kundër Aston Villës në çerekfinalet e Carabao Cup në datën 17 dhjetor, ndërsa përballja e radhës do të luhet në Katar për gjysmëfinalet e Kupës së Botës për klube.

Fillimisht Klopp do të kërkonte një zgjidhje tjetër për këtë problem, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur, pasi EFL nuk mund të ndryshonte datën për zhvillimin e përballjes mes Liverpool dhe Aston Villa-s. Lajmin për zhvillimin e dy ndeshjeve në 24 orë e ka konfirmuar vetë klubi i të kuqve ma anë të një deklarate zyrtare.

Në këto kushte, zgjidhja e vetme është ndarja e klubit në dy ekipe, ku njëri prej tyre do të qendrojë në Angli, ndërsa tjetri do të udhëtojë drejt Katarit, megjithëse kjo nuk ishte aspak ajo që Klopp dëshironte për lojtarët e tij./Sport Ekspres/