Te Kukësi nisin “ethet” e Championsit, Valeta u jep mësimin e parë verilindorëve

0

Kukësi ka nisur fushatën e Champions Leagues. Skuadra së bashku me stafin teknik kanë udhëtuar drejt Shkodrës, aty ku do të akomodohen në hotel “Colosseo”. Ekipi verilindor do të qëndrojë në qendër të qytetit, ndërsa pasdite do të zhvillojnë dhe një seancë ambientuese në stadiumin “Loro Boriçi”.

Nga krahu tjetër, ekipi i Valetës u nis nga Malta për në Shqipëri. Kundërshtari i Kukësit duket modest duke patur parasysh nivelin e futbollit në shtetin e vogël, por nëse sheh organizimin e klubit të bën të mendosh dy herë. Mjafton një shikim në faqen zyrtare të klubit dhe sheh që në foton e parë sponsorët e shumtë që ka klubi.

Sponsorët e klubit maltez të Valetës

Kukësi momentalisht nuk ka asnjë sponsor përveç kompanive të presidentit Safet Gjici. Megjithatë, drejtuesit e klubit, por dhe tifozeria shpresojnë që skuadra e tyre t’u japë fund dilemave që në Shkodër dhe të sigurojnë kualifikimin. Kukësi ka fituar goxha eksperiencë në kompeticionet europiane, prandaj nuk priten “surpriza”, aq më tepër me një kundërshtar si Valeta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.