“Të korruptuar”, vjen dënimi për Leo Mesin!

Copa America do të mbahet mend ndoshta më shumë për fjalët e rënda të Lionel Mesit pas kartonit të kuq marrë kundër Kilit (“Gjithçka e paracaktuar, Conmebol është e korruptuar”), sesa për suksesin e paralajmëruar të Brazilit.

Tani Conmebol, konfederata e Amerikës së Jugut, ka dhënë vendimin në lidhje me frazat e yllit argjentinas.

Tre muaj pezullim dhe 50 mijë dollarë gjobë për kapitenin e Argjentinës, i cili nuk humbet ndonjë ndeshje me peshë, sepse në 3 muajt e ardhshme Argjentina ka vetëm miqësore.

Mesi do të mungojë edhe në ndeshjen e parë për kualifikueset e Botërorit 2022, për shkak të kartonit të kuq marrë pas përplasjes me kilianin Medel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *