“Të kam thënë dhe para 3 vitesh, do marrësh ndonjë ekip në Superiore?” Skela i kthen përgjigje Shakohoxhës

I ftuar në “Fan Zone” ishte i ftuar gjatë ditës së sotme edhe Ervin Skela. I gjendur në Gjermani, figura e njohur e Kombëtares tonë është përgjigjur edhe sa i përket vazhdimit të tij. Në shumë raste lojtarët që e kanë mbyllur me futbollin, kthehen si trajner.

Këtë rrugë do të ndjekë edhe Skela, për ta nisur shkallë-shkallë. Shakohoxha ka pyetur edhe nëse do të marrë një ekip në Superiore: “Je gati të marrësh ndonjë ekip në Superiore? Se të kam pyetur edhe 3 vite më parë, por tani e dua përgjigjen kështu nga televizori”.

Ndërkohë përgjigja e Skelës ishte: “Unë dua të marrë diçka në Gjermani, të formohem dhe të marrë edhe më tepër përvojë, për të parë më vonë edhe mundësinë për të drejtuar në Shqipëri”. /Sport Ekspres/