Te Juventusi ndihen të prerë në besë, Conte: Kam arritur këtu falë b***ës time

Antonio Conte ka shpalosur veten e tij në 360 gradë në intervistën e bërë me gazetën franceze “L’Equipe”,  ku ka folur për dëshirat e tij nëse nuk do të ishte bërë futbollist, pasionin që e udhëheq në rolin e trajnerit, këshillat seksuale për lojtarët e tij e deri te e ashtuquajtura “tradhëtia” ndaj Juventusit. Trajneri italian e ka përshkruar veten e tij si besnik dhe të ndershëm, ndërsa ka theksuar se çdo gjë e ka arritur vetëm falë vetës së tij. Për këtë arsye nuk ka pse t’i jetë falënderues askujt.

“Më pëlqente të mësoja, nëse nuk do të isha bërë futbollist do të isha bërë profesor i edukimit fizik. Ishte plani im B. E mora diplomën edhe për t’i bërë prindërit e mi të lumtur. Unë lexoja shumë libra të psikologjisë. Njohuritë tekniko-taktike nuk janë të mjaftueshme, pasi duhet të jesh një trajner i plotë. Një trajner duhet të merret me 50 persona, unë jam shefi dhe duhet të kujdesem për ata.

Konkurrenca është si një betejë, nuk ka asnjë arsye për të qeshur apo për të qenë i lumtur. Mbetet vetëm një gjë, unë bëj gjithçka për të qenë ekipi im. Një lojë për të fituar, është diçka që më shqetëson dhe më bën shumë presion. Është mënyra ime e të qenurit dhe do të më bëjë që ta mbaroj karrierën time para kohe, sepse e jetoj këtë profesion shumë intensitet. Mund të buzëqesh kur kam më pak përgjegjësi dhe më pak njerëz për të mbajtur mbi supet e mia.

Unë jam një person i ndershëm dhe besnik në çdo gjë. Unë besoj në punë dhe në sakrificë. Unë nuk jam sahanlëpirës. Kërkoj të vlerësohem për këtë. Kam arritur ku jam tani falë b***ës time dhe nuk kam pse të falenderoj askënd përveç prindërve të mi. Unë jam një shpirt i lirë”, ka thënë Antonio Conte./Sport Ekspres/