Të jesh tifoz i Sandërlendit është mallkim

Ekziston shprehja që tifozi i vërtetë nuk shkon në stadium vetëm kur ekipi shkëlqen, por edhe në raste krize.

Megjithatë, kjo shprehje humbet çdo vlerë nëse je tifoz i Sandërlendit në Angli.

“Macet e Zeza”, siç është nofka e kësaj skuadre, duket se kanë gjithë tersin e kësaj bote, sepse jo vetëm që në fund të sezonit të shkuar kanë rënë nga Premier Liga, por në vitin 2017 kanë një rekord të zi, si emir i vet.

Në 20 ndeshje të luajtura në gjithë vitin 2017 në stadiumin e vet, Sandërlendi nuk ka asnjë fitore. Jo vetëm kaq, por në këto 20 ndeshje, vetëm në një rast kanë shënuar të parët dhe në total kanë qenë vetëm 3 minuta në avantazh (8 barazime e 12 humbje)!

A ka gjë më të hidhur për një tifoz se të shkosh për një vit në stadium dhe vetëm për 3 minuta të kesh qenë në avantazh?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *