Të jesh “legjendë” e Lacios pa luajtur 1 ndeshje/ Trajneri i Dinamos: Igli Tare me telefonoi kur ika në Shqipëri

Rasti i trajnerit të Dinamos, Camarata, është vërtet i veçantë në Itali. Një vend të rëndësishëm zë si futbollist edhe në historinë e Lacios, megjithëse nuk ka luajtur kurrë 1 ndeshje për ta. Në vitin 1999-2000 do të ishte njeriu vendimtar që realizoi dy gola në fitoren e Veronës në shifrat 2-0 ndaj Juventusit.

Kjo ndeshje nga fundi i kampionatit vendosi edhe historinë e kampion të Serisë A, që do të fitohej nga Lacio me 1 pikë më shumë se bardhezinjtë. Për këtë arsye, dopieta e Camarata ka bërë që të mos harrohet lehtë nga kryeqytetasit. Në një intervistë për mediat italiane që ka dhënë së fundmi, tregon respektin që ka fituar nga ky moment.

“Me Simeone Inzagin kam luajtur dhe jam shumë i lumtur për suksesin e tij, pasi është i përgatitur dhe e meriton. Do ta quaja një person fantastik. Askush nuk e priste këtë rrugëtim dhe kjo meriton shumë mirënjohje. Unë kam edhe disa lidhje të tjera me Lacion (qesh). Gruaja ime është nga Roma dhe kur shkojë atje më përshëndesin. Në ato vite unë mendoja për shpëtimin e Veronës por është e këndshme edhe kjo gjë e urimeve. Edhe drejtori sportiv, Igli Tare, është shoku im dhe tani unë flas shpeshherë me të. Më ka telefonuar mua edhe kur shkova në Shqipëri”, tha trajneri i Dinamos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *