“Të japim Rei Manajn për Lautaro Martinez”! Sulmuesi shqiptar përfundon në satirën e negocimit të Bartomeut: Mendon se jemi idiotë?

0

Nga Klaudio Ndreca

Me afrimin e Rei Manajt te Barcelona ka pasur shumë dyshime në Spanjë dhe polemika të ngritura për atë nënshkrim. Më së shumti për faktin se katalanasit po vuanin asokohe për një sulmues dhe nuk kishin alternativa. Kur pritej afrimi i një lojtari të kalibrit botëror në këtë rol, do të zyrtarizohej Manaj për te Barcelona B, ndërsa pas pak kohësh ishte edhe i vetmi sulmues i mirfilltë edhe për Barcelonën A në dizpozicion.

Këtë herë është media spanjolle “La Galerna” që bën satirë në lidhje me këtë çështje. E njohur për shkrimet e saj në këtë natyrë, por njëkohësisht duhet të theksohet edhe për përqendrimin që ka në artikujt karshi Realit të Madridit.

Satira vjen me emrin e shumëpërmendur të Lautaro Martinez, për një kalim që ka dështuar për te Barcelona, të paktën deri tani. “LaGalerna” e supozon në këtë mënyrë dhe vendosë imagjinatën në punë për takimin e radhës që do të ketë Bartomeu me presidentin e Interit, për të marrë Lautaro Martinezin.

“Bartomeu rishikoi edhe një herë planin e përpiluar. Këmbimi kërkonte punë, këmbëngulje dhe shumë sakrifica, askush nuk mund të shfaqej para italianëve duke qenë si një i papërvojë me syze, një fytyrë të copëtuar dhe një pamje e dobët. Kartat duhej të luheshin shumë mirë. Kishte vendosur dhe dëshironte që të ulej për të negociuar me ato spagetit gjatë gjithë kohës, teksa ishte i ulur para presidentit të Interit dhe katër negociatorëve që e shoqëruan.

  • Shikoni pak tani ofertën time. Ne qendrojmë për Lautaro Martinezin dhe i’u japim në shkëmbim ofertën tonë më të mirë, Rei Manajn.
  • Më falni zoti Bartomeu, mendon se jemi gjë idiotë?

Pra reagimi ishte sipas planit dhe gjithçka po shkonte ashtu siç edhe po parashikohej nga Bartomeu. Kishte ardhur momenti për ta rritur pak ofertën dhe italianët ishin gati për karamelen.

  • Zotërinj, Rei Manaj është ndoshta sulmuesi më i mirë në Europë, por unë e kuptoj që ju nuk keni dijeni për vlerën e tij të padyshimtë. Nuk e vlerësoni këtë ofertë në të gjithë madhështinë e saj. A do të ishte mirë sikur t’ia shtonim Manajt edhe kartonin e Umtit?
  • Le të bëhemi serioz zotëri, kemi ardhur për negociata këtu, jo për të folur budallëqe”, shkruhet mes të tjerash në artikullin e medias spanjolle. /Sport Ekspres/
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.