Te Interi ndihet në shtëpi, Naingolan zbulon kampionatin që refuzoi

Gjatë një interviste për ESPN, mesfushori i Interit, Raxha Naingolan foli për merkaton dhe ofertat e refuzuara, pasi dëshironte të qëndronte në Serinë A. Belgu pohoi se kërkonte të luante vetëm te Interi.

“Gjatë verës së vitit 2017, Çelsi më ofroi më tepër para dhe natyrisht që bëhet fjalë për një klub të madh. Por, dëshira ime është të zgjohem në mëngjes, në një vend ku ndihem mirë. Nuk doja të hidhja pas krahëve reputacionin dhe respektin që kisha fituar gjatë 12 viteve në Itali”.

“Në atë periudhë isha te Roma dhe synoja t’a mbyllja në mënyrën më të mirë të mundshme. Më kërkonte edhe Mançester Junajtid, por nuk më interesonte. Nëse dëshiron të shohësh spektakël futbolli, natyrisht duhet të ndjekësh Premier Ligën. Stadiumet janë plot, fushat perfekte dhe ritmi është i lartë”.

“Atje futbolli nuk është kaq taktik sa në Itali. Nëse do të më pyesnin ku ëndërroja të luaja, do të thoja në Premier Ligë, por kam qëndruar kaq shumë kohë në Itali, sa nuk kisha nevojë të ndryshoja asgjë. Interi? Kam ardhur në një klub, i cili synon të ndërtojë një projekt të madh dhe mendoj se jam në vendin e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *