Të gjithë tifozët e përdorin si objekt tallje, mbështetja e veçantë e Barcelonës për shokun e ekipit

Barcelona është duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Getafes, ndërsa është mbyllur pjesa e parë. Katalanasit e kanë dominuar takimin, ndërsa kanë pasur mundësi të tjera për ta thelluar rezultatin. Ndërkohë një veprim vërtet i veçantë ishte hyrja në fushën e lojës, jo e zakontë.

Të gjithë lojtarët kanë veshur fanellën e Ousmane Dembele, për të treguar mbështetjen e tyre. Tifozët dhe rrjetet sociale kanë qenë shumë të ashpra këto kohë ndaj sulmuesi francez. Arsyeja? E thjeshtë!

Më shumë është parë në ambientet e spitalit dhe të rikuperimit sesa në fushë. Teksa të gjithë prisnin rikthimin dhe kontributin që do të jepte Dembele për Barcelonën, erdhi një tjetër dëmtim që do ta mbajë 6 muaj jashtë fushave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *