Të gjithë sytë nga Bundesliga, kampionati gjerman zbriti në fushë me rekorde shikueshmërie

0

Kryefjala e fundjavës është kthyer sërish futbollit. Pas dy muajsh ndalesë Bundesliga u rizbriti edhe njëherë në fushën e lojës dhe e bëri këtë duke thyer edhe rekorde. E gjithë vëmendja ka qenë te kampionati gjerman dhe shifrat flasin qartë për të. Sipas site-t të specializuar, DWDlE.de, Sky ka thyer rekord audience ditën e djeshme, teksa sytë kanë qenë të gjitha të kthyera nga Bundesliga.

Më shumë se 6 milionë persona kanë ndjekur ndeshjet e së shtunës, duke qenë kështu shumë herë më të larta se normat e zakonshme. Plot 3.68 milionë teleshikues kanë përcjellë emocionet e ndeshjeve të luajtura në orën 15:30, që janë transmetuar në kanalet me pagesë të Sky. Shifra këto që përkthehen në dysishin e atyre normale për Bundesligën. Ndërkohë këtij numri i shtohen edhe 2.45 milionë të tjerë që i kanë ndjekur përballjet në kanalet pa pagesë të vëna në dispozicion për ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.