Të gjithë prisnin largimin e Memushajt pas përplasjes, nga Peskara ikën trajneri Zauri

Ledian Memushaj u përfol për një largim të mundshëm nga skuadra e Peskarës pas asaj përplasje që pati me trajnerin. Shkak u bë zëvendësimi i mesfushorit shqiptar gjatë ndeshje, duke shkëmbyer fjalë me Zaurin. Ky i fundit e ndëshkoi duke mos e grumbulluar vlonjatin në ndeshjen pasardhëse dhe kaq mjaftonte që emri i Memushaj të qarkullonte në merkato.

Por në një kohë kur të gjithë prisnin që të ishte lojtari shqiptar ai që do të linte ekipin ka ndodhur e kundërta. Trajneri Zauri ka paraqitur te drejtuesit e klubit dorëheqjen e tij, duke vendosur të lërë kështu përfundimisht ekipin. Kriza e rezultateve është arsyeja kryesore pse kreu i pankinës ka vepruan në këtë mënyrë, teksa Peskara gjendet në vendin e 12 në renditje me vetëm 26 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/