Të gjithë pas Vedat Muriqit, e duan në ekip edhe rivalët e Liverpulit për titull

Vedat Muriqi është duke kaluar një sezon mjaft të mirë te Fenerbahce dhe lista e skuadrave që interesohen për shërbimet e tij sa vjen e shtohet. Kështu një tjetër emër e ka vendosur nën vëzhgim lojtarin shqiptar. Bëhet fjalë për ekipin e Leicesterit në Angli.

Këta të fundit po surprizojnë sërish në Premier League dhe janë ekipi që po konkurojnë më tepër udhëheqësit e Liverpool. Vëzhgues të dhelprave kanë qenë të pranishëm në stadium në ndeshjen e fundit që Muriqi luajti në kampionatin turk kundër Genclerbirligi, ndaj të cilëve sulmuesi nga Prizreni tundi rrjetën dy herë. Një paraqitje mjaft e mirë e Muriqit që tregoi edhe një herë se prania e skautëve në stadium për të nuk është një rastësi./Sport Ekspres/