Të gjithë me sytë nga Shkodra, sot momenti vendimtar?

Tifozët e Vllaznisë janë bërë si të burgosurit. Të dënuarit shënojnë në mure vizat se kaloi dhe një ditë nën hekra, ndërsa shkodranët kanë mbushur pedonalen plot me vija në pritje të organizimit të kuqeblve. Deri tani asgjë…

Sot nuk është vendosur ende vija në pllakat e pedonales, pasi në Shkodër po presin me padurim të mësojnë se kush do të jenë drejtuesit e rinj. Kuqeblutë kanë kryqëzuar gishtat se mbase do të dalë tym i bardhë sot nga zyrat e skuadrës kuqeblu.

Të gjithë shpresojnë që Vllaznia të nisë punë sa më shpejt, pasi skuadra shkodrane mund të rrezikojë qëndrimin në Kategorinë e Parë më shumë seç ishte parashikuar. Gjendja aktuale është skandaloze, mbase mund të ndryshojë rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *