Të gjithë me Emiljanon! Teuta njofton fatkeqësinë, humb njeriun më të shtrenjtë

Përpara ndeshjes kundër Skëndërbeut dhe kur skuadra po vazhdonte përgatitjet, lojtari i Teutës, Emiljano Vila, ka humbur njeriun më të shtrenjtë. Në mbrëmjen e djeshme babai i futbollisti ka ndërruar jetë. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ekipi durrsak ka raportuar tragjedinë në familjen e Emiljano Vilës duke i’u gjendur pranë në këtë moment të vështirë. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

NGUSHËLLIM-Mbrëmjen e të shtunës është ndarë nga jeta babait i futbollistit Emiljano Vila. Klubi i Futbollit Teuta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve! KF Teuta i gjendet pranë futbollistit tonë për këtë humbje të madhe. Të gjithë sëbashku jemi krah Emiljanos për të përballuar këtë fatkeqësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *