Të gjithë duan të presin River-Boka, propozimi i fundit është… “shumë i ftohtë”!

Institucioni qeverisës i futbollit në Amerikën e Jugut, “COMEBOL”, ka njoftuar se takimi i dytë i kupës Libertadores, River Plejt-Boka Zhuniors do të luhet më datë 8 ose 9 dhjetor në një stadium jashtë territorit të shtetit të Argjentinës.

Njoftimi erdhi pak minuta pas përfundimit të takimit të dy presidenteve të klubeve përkatëse në zyrat e “CONMEBOL” në Paraguai. Mediat argjentinase mendojnë që klasikja e famshme do të zhvillohet në Asunsion, kryeqytetin e Paraguait.

Të gjithë do të dëshironin ta mirëprisnin një ndeshje kaq të zjarrtë dhe plot emocione. Bashkia e Xhenovës ishte e para që hodhi idenë dhe ftoi klubet të luanin finalen e kthimit në stadiumin e qytetit italian, ndërsa një tjetër vend ka shprehur dëshirën për të pritur duelin e përjetshëm.

Propozimi vjen nga Rusia dhe ideja është e “çmendur”. Klubi i Jeniseit, ku aktivizohet dhe lojtari i kombëtares tonë, Enis Gavazaj, ka hedhur kandidaturën për të zhvilluar River-Boka në Krasnojarsk, qytetin siberian me një temperaturë të frikshme prej -30 gradësh.

Do të ishte një superklasiko e paharrueshme: Dëborë, çizme dhe kapele të ngrohta prej leshi”, shkruhet në komunikatën e klubit të Jeniseit në rrjetet sociale, bashkëngjitur me fotot e kapitenëve Leonardo Ponzio (River) dhe Karlos Tevez (Boka), duke luajtur në dëborë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *