Të gjithë drejt Kinës, Obamejang merr ofertë monstruoze

0

Reali, Çelsi, Mançester Junajtid, Milan, Bajern? Jo, me sa duket e ardhmja e Pier-Emerik Obamejangut është Kina, aty ku milionat e derdhur lumë po joshin gjithnjë e më shumë futbollistët e nivelit të lartë, që e ka kuptojnë se një vit në Kinë vlen sa 5 apo më shumë vite në Europë, në aspektin financiar.

Pas deklaratës së shefit të Dortmundit Vacke se klubi gjerman mirëpret çdo ofertë mbi 70 milionë euro, tashmë ka ardhur oferta e çmendur nga Kina, të paktën sipas Sport Bild.

Plot 80 milionë euro ofron Tianzhin Kuanzhiani, po ai klub që po mbyll blerjen e sulmuesit të Këlnit Antoni Modeste për 32 milionë euro.

Për të bindur afrikanin, Tianzhini ka gati një kontratë me 30 milionë euro në sezon, duke mos u shqetësuar fare nga lajmet e fundit, me qeverinë kineze që ka gati një tatim prej 100% për lojtarët e huaj.

Ndërkaq, vetë Obamejang ka përdorur Instagramin për të postuar një mesazh në kod: “Gati për aventura të reja”, duke shtuar hashtagët #aubameyang #holidays #pea17.

Ready for new adventures #aubameyang #holidays #pea17

A post shared by Aubameyang (@aubameyang97) on

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here