Të gjitha rrugët të çojnë te… De Jong

Diçka është e sigurt te Barcelona: nuk ka asnjë zë kundër për transferimin e mesfushorit holandez Frenki De Jong. Për lojtarin e Ajaksit ka interesim nga disa klube, ndërkohë që deri më tani katalanasit kanë ofruar 30 milionë euro për kartonin e tij.

por konkurrenca është e madhe, ashtu sikurse edhe kërkesa që vetë Ajaksi ka për shitjene lojtarit. Totenhemi në Angli është gati të ofrojë 50 milionë euro, por pretendimet e klubit holandez janë edhe më të mëdha. Klubi që e do duhet të paguajë 75 milionë euro.

vera e ardhshme shihet si momenti më i mirë për të rinisur tentativat për De Jong. Në janar shanset janë zero, Ajaksi e ka brë të qartë diçka të tillë. Kjo për shkak se holandezët pas shumë vitesh janë rikthyer të garojnë në Champions League.

Nuk duhet harruar se është folur edhe për një interesim të realit të Madridit dhe De Jong ka një kontratë deri në qershor të vitit 2022. Nuk do të jetë aspak një operacion iu lehtë merkatoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *