Të gjitha intervistat/ Jonuz ka kritika: Dy gabime, nuk kam se çfarë them për Sherrin

Java e tetë e Superiores ka përfunduar, me Tiranën që ka dalë nga kriza e rezultateve duke fituar 2-1 ndaj Laçit. Partizani arriti të fitonte me shifrat 3-1 në transfertë ndaj Vllaznisë, ndërsa përballja mes Skënderbeut dhe Kukësit ka përfunduar pa gola.

Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport” pas përfundimit të këtyre takimeve përmbyllëse:

Daja (Skënderbeu): “Sot nuk na ka munguar asgjë. Të kesh aq shumë raste ndaj Kukësit, kjo tregon se ekipi është mirë. Goli do të vijë patjetër. Arbitrin e kam përgëzuar, pasi gabojnë si të gjithë ne. Nuk kam parë asgjë me tendencë. E ka ngritur nivelin e drejtimit, në nivelin e lojës”.

Cungu (Laçi): “Jam i zhgënjyer me rezultatin. Ne duhej ta dinim sesi ta mbyllnim Kalen. Në pjesën e dytë kishim më tepër dëshirë dhe pamë më tepër në portën e kundërshtarit. Normalisht që pikët mungojnë, por as rivalët tanë nuk kanë diferencë të madhe. Kjo është e vetmja gjë “positive”. Sot kishte edhe një ngarkesë psikologjike te sportistët. Kjo është situata, nuk mund të marrë aventura dhe të premtoj gjëra të madhe. Ne duhet të shohim ndeshje pas ndeshje”.

Lerda (Partizani): “Kur fitojmë, gjithmonë duhet të jemi të kënaqur. Skuadra rivale ishte më agresive në pjesën e parë dhe do të punojmë më shumë gjithë javën, për ato pika ku gabuam. Dua t’i përgëzoj lojtarët e mi, pasi e gjetën Vllazninë në një moment shumë të mirë dhe ia dolën.  Mala bën shumë më mirë në mesfushë, por ne nuk e kemi një mbrojtës të krahut të djathtë. Skemën do e ndryshojë në varësi të ndeshjes”.

Duro (Kukësi): “Limaj ishte me temperaturën 40 gradë. U pa që nuk ishte në nivelin e duhur, megjithëse sakrifikoi. Rroca për arsye familja u largua nga grumbullimi. Këto 24 orët e fundit ka dalë disi situata nga pritshmëria dhe nga udart. Këto ishin arsyet që ndikuan te loja jonë. E rëndësishme është që të reagojmë në takimet e radhës. Ekipet janë afër me njëra-tjetrën”.

Mema (Tirana): “Pas asaj krize të rezultateve, ishte gjëja më e mira fitorja që ne arritëm. Ishim në presion dhe kjo është normale te një klub si Tirana. Edhe unë e dua golin e sigurisë, që ta shoh ndeshjen i qetë. Sidomos sot njëherë ka qenë një përballje shumë stresuese. Po tani shpresoj në ndeshjet e ardhshme. Janë disa gjëra të brendshme që gazetarët nuk i dinë. Dunga e ka merituar të luaj titullar dhe kjo ishte zgjedhja ime”.

Jonuz (Vllaznia): “Së pari urime Shqipërisë për fitoren e madhe ndaj Moldavisë. Urime edhe portierit të Partizanit që ishte lojtari i ndeshjes. Kishim raste të pastra në pjesën e dytë me Likën dhe Shtubinën. Ndeshja ishte e barabartë. Nuk kam se çfarë të them për portierin tim, ai bëri dy gabime. Por është i ri dhe unë e mbështes. Pashë edhe disa gabime nga gjyqtari, por ishin normale. Ndoshta ndikon edhe fakti që lojtarët luajnë përballë një stadiumi të tejmbushur dhe emocionohet. Kjo pasi edhe vetë shumica e tyre janë shkodranë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *