Të fundit nga Skënderbeu-Tirana, Osmani në dyshim, Ede mungon

0

Vlerësim maksimal i ndeshjes me Tiranën nga korçarët, të cilët nuk nisen aspak nga gjendja e vështirë e bardhebluve. Kjo ndeshje vlen shumë dhe duhet fituar me çdo kusht. Kampionët kanë mbyllur dje përgatitjet me një seancë dhe në ekip ka pasur optimizëm. Në mbrëmje Skënderbeu është “ngujuar” në hotel “George” dhe sot, disa orë përpara takimit, do të zbarkojë në stadium. Trajneri Daja kërkon nga të gjithë të jenë në regjim të rreptë sportiv. Në Korçë ndodhet presidenti Ardjan Takaj, i cili dje ndoqi nga afër stërvitjen e fundit.

Skënderbeu/ Osmani-Muzaka, në balotazh për formacionin

Dje ka pasur lajme të mira për trajnerin Daja. Janë rikthyer dy titullarë pas dëmtimit, Hamdi Salihi dhe Kristi Vangjeli. Ata janë bashkuar me grupin, madje janë provuar në formacionin, që mendohet të zbresë sot në fushë. I vetmi dyshim është Tefik Osmani, për të cilin do të vendoset para ndeshjes. Nëse ai nuk do të rrezikohet, gati është Muzaka. Nga sa është parë dje, formacioni nis me Shehin në portë, për të vazhduar në mbrojtje me Vangjelin, Radasin, Jashanicën dhe Micin. Në mesfushë, Orelesi pret të mësojë sot cili do të ketë përkrah, Osmanin apo Muzakën, ndërsa përpara do të jenë Gavazaj, Xhejms dhe Latifi, të tre pas krahëve të Hamdi Salihit.

 

Tirana/ Luhet si në derbi, Sise titullar

 

Nuk ka ndryshime në formacionin e Tiranës për ndeshjen me Skënderbeun. Mirel Josa nuk ka asnjë dyshim. Do të luhet me një 11-she të konsoliduar. Në portë do të jetë Ilion Lika. Mbrojtja e përbërë nga Doka, Teqja, Turtulli e Hoxhallari. Akua para tyre. Pak më sipër dyshja Daja dhe Karabeci që janë të pandarë në skuadrën bardheblu. Nga krahët, Taku e Mervejl dhe në sulm Sise.

Përfundimisht nuk ia del Ede që do ta ndjekë takimin nga tribuna. Trajneri Mirel Josa ka vendosur për këtë ekip, pasi është i bindur se kjo është skuadra më e mirë në këtë moment tek Tirana. Kundër Skënderbeut, Tirana kërkon rezultat. Jo sepse do t’i prishë punë kundërshtarëve për rrugën e tyre të titullit, por sepse i duhen dëshpërimisht pikë. Bardheblutë në tri ndeshjet e mbetura, duhet të marrin të paktën 3 deri në pesë pikë për të qenë të sigurt në Superiore. Për këtë qëllim, Josa do të hedhë në Korçë një formacion të njohur dhe sulmues. Trajneri beson se ky ekip mund të marrë rezultat në Korçë.

Formacionet e mundshme

Skënderbeu: Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani, Orelesi (Muzaka) – Gavazaj, Xhejms, Latifi – Salihi

Tirana: Ilion Lika – Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari – Akua – Taku, Daja, Karabeci, Mervejl – Sise

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here