Të fundit nga Flamurtari-Partizani, ndryshime në të dy krahët

0

Flamurtari është stërvitur në orën 18:00 një ditë para ndeshjes me Partizanin dhe më pas është grumbulluar. Seanca e fundit stërvitore është menduar të zhvillohet në një orar, afër atij të ndeshjes sotme, që lojtarët të jenë më të ambientuar me temperaturat. Trajneri Duro, bashkë me stafin e  tij, kanë vendosur për formacionin titullar, por, duke qenë se vazhdon heshtja për shtyp, nuk kanë dhënë asnjë detaj. Mungon mbrojtësi i krahut të majtë, Mersini, vendin e të cilit pritet ta zërë Rniç. Skuadra është grumbulluar mbrëmë në një nga hotelet e qytetit bregdetar, që të jetë sa më e qetë para një ndeshjeje shumë të rëndësishme.

Starova ndryshon sërish formacion

Ndeshja e sotme me Flamurtarin është një sfidë e rëndësishme për të kuqtë për të konfirmuar edhe njëherë nëse Partizani është dorëzuar përfundimisht për fitimin e titullit kampion, apo vazhdon e shpreson. “Demat” tashmë ndodhen në vendin e tretë dhe kanë parë veten të humbasin terren në dy javët e fundit, edhe pse janë dy pikë pas Kukësit, të kuqtë duket se i kanë “larë” duart me titullin. Pothuajse askush në kampin e tyre nuk beson se mund të arrijnë te kampionati.

Mungesat – Në ndeshjen e sotme që do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin “Flamurtari”, të kuqtë do të vuajnë disa mungesa të rëndësishme. Zëvendëskapiteni Idriz Batha s’do të jetë prezent, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Mesfushori Mentor Mazrekaj dhe sulmuesi Realdo Fili nuk do të jenë nën urdhrat e stafit teknik, pasi të dy lojtarët janë të dëmtuar dhe nuk janë të gatshëm për sfidën ndaj Flamurtarit.

Formacioni – Trajneri Starova është i detyruar të përziejë sërish kartat dhe të ndryshojë lojtarët e ekipit të pare. Në portë nga minuta  e parë do të luajë portieri dhe kapiteni Alban Hoxha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Fejzullahi nga e djathta, në qendër Malota dhe Atanda, ndërsa në të majtë Kalari. Para mbrojtjes do të jenë Vila dhe Ramadani. Pjesa ofensive e ekipit i është besuar Torasës në të djathtë dhe Trashit në të majtë. Në sulm i vetëm do të jetë Ekuban, ndërsa pas tij në rolin e një sulmuesi të dytë Cetkoviç.

Formacionet e mundshme

Flamurtari: Halili – Jakovljeviç, Mauricio, Veliu, Rniç – Telushi, Hyseni,, Shkodra – Fazlliu  – Bushiç,  Alvesh

Partizani: Hoxha – Fejzullahi, Malota, Atanda, Kalari – Vila, Ramadani – Torasa, Cetkoviç, Trashi – Ekuban

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here