“Të ftoj për birrë”/ Propozimi i veçantë nga Serie A, futbollisti shlyen gabimin me tifozin

0

Një gjest i veçantë vjen nga Serie A. Përpara fillimit të takimit mes Sasuolos dhe Parmës fundjavën e shkuar, një incident i pakëndshëm ka gjetur si protagonist futbollistin Cornelius dhe njërin prejt tifozëve të gjendur në shkallët e stadiumit. Teksa ishte duke u stërvitur me topin, lojtari i Parmës e dërgon këtë të fundit shumë larg portës, atje ku gjendej edhe tifozi në fjalë. Përpos goditjes së marrë nga sfera, ky i fundit ka humbur edhe mundësinë për të shijuar birrën e tij, pasi topi i ardhur nga këmbët e Cornelius ia mohoi një gjë të tillë.

Por futbollisti i Parmës e ka gjetur mënyrën për të shlyer gabimin e tij. Klubi italian ka publikuar në faqen e tij zyrtare një video, ku shfaqet lojtari i tyre dhe i bën propozimin e veçantë tifozit. Pasi i kërkon falje për veprimin e paqëllimshëm, Cornelius e fton atë për të dalë së bashku, duke i dhënë kështu mundësi tifozit që të shijonte birrën e tij./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.