Të festosh dy herë për një gol, ndodh me Chelsean dhe VAR-i është milimetrik

Një ndeshje me emocione të mëdha ka qenë ajo mes Valencias dhe Chelseat, në përballjen e vlefshme për “Champions League” dhe e mbyllur në shifrat 2-2. Soler do të kalonte vendasit të parët në avantazh, por Kovacic barazoi në minutën e 41.

Për të kaluar te momenti kulminant, kur Pulisic ka tundur rrjetën dhe nuk ka gabur para portierit në minutën e 50. Arbitri do t’ia anulonte festën, pasi tregoi një pozicion jashtë loje. Por me ndërhyrjen e VAR-it, që kishte saktësi milimetrike në atë rast, goli iu la me të drejtë lojtarëve anglez. Menjëherë ka nisur një tjetër festë e madhe për Chelsean, megjithëse barazimi do të vinte nga Was. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *