Te Dortmundi “fshihet” një yll, së shpejti drejt mitikut “Old Trafford”

0

Kristjan Pulishiç është lojtari më i mirë i vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. 19-vjeçari e ka merituar këtë nder, sepse në vitin 2017 ka qenë spektakolar me Dortmundin dhe kombëtaren.

Pyetja që lind është e thjeshtë: sa gjatë do të luajë ai në “Signal Iduna Park”? Pyetja vërtet vlen, sepse ofertat nuk mungojnë. Sipas “Daily Star”, Mançester Junajtid po e ndjek me vëmendje Pulishiçin, të cilin trajneri Zhoze Murinjo e sheh si lojtari perfekt për krahët e sulmit.

Natyrisht, “The Special One” ka edhe emra të tjerë në mendje për këtë rol të rëndësishëm, por Pulishiç mbetet një prioritet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.