Të dënuar pa Europë! “Do e fitojmë në CAS”, De Bruyne kërcënon Manchester City-n: Janë shumë për mua 2 vite

Nga Klaudio Ndreca

Manchester City është dënuar përpara pak kohësh me 2 vite përjashtim nga Europa. Ndërkohë “qytetarët” po kërkojnë që ta fitojnë këtë çështje në CAS. Të gjithë në klub janë të ndërgjegjshëm që humbja në shkallën e fundit të drejtësisë do të ishte një vetëvrasje. Shumë pak prej yjeve, për të mos thënë asnjëri prej tyre, nuk do të qendronte te Manchester City me këtë dënim në fuqi.

Këtë e bën të qartë edhe Kevin De Bruyne. Teksa shprehet i sigurtë se ekipi i tij do ta fitojë këtë çështje, kërcënon nga ana tjetër me largim nëse do të dështohet. “Klubi na ka thënë se do e apelojë vendimin e UEFA-s dhe janë 100% të sigurtë se kanë të drejtë, për ta fituar çështjen. Unë i besoj skuadrës sime. Pasi të merret vendimi përfundimtar, do të rishikoj githçka. Dy vite pa “Champions” janë shumë të gjata për mua, ndërsa me 1 vit edhe mund ta shoh”, tha De Bruyne. /Sport Ekspres/