Të dëmtuar, por Ikardi e Lautaro shkojnë në kombëtare

Një ditë para sfidës kundër Bolonjës Interi mori lajmin e keq të dëmtimit të Mauro Ikardit, i cili nuk ishte në dispozicion për sfidën e së shtunës. Një vendim i vështirë, por i detyruar për trajnerin Spaleti, i cili vendosi të mos rrezikonte.

Vendim i njëjtë edhe për Lautaro Martinez, i cili u ul në stol, pasi një problem i vogël fizik e ka shqetësuar ditët e fundit.

Megjithatë, Argjentina nuk bën asnjë lëshim, dy sulmuesit do të paraqiten rregullisht për dy miqësoret kundër Guatemalës dhe Kolumbisë.

Është së pari një procedurë standarde, sepse Ikardi duhet të vizitohet nga stafi mjekësor i kombëtares, para se të lejohet të kthehet në Itali.

Në krahun tjetër, Lautaro nuk ka probleme të mëdha dhe mund të jetë gati javën e ardhshme, ndaj me shumë gjasa trajneri Skaloni do ta hedhë në fushë në njërën ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *