“Të bëhesh sa më shpejt Shqipëri”, tifozët e Tiranës urojnë pavarësinë e Kosovës

0

Kosova ka një datë shumë të shënuar në histori në 17 shkurt, pasi feston pavarësinë e saj. Por amaneti i luftëtarëve nuk është përmbushur ende, për t’u bashkuar në një shtet të vetëm dhe në emrin Shqipëri.

Pikërisht për këtë arsye urimet që vijnë nga ana e tifozerive të skuadrave shqiptare, kërkojnë realizimin e këtij amaneti. Mes tyre gjendet edhe “Tirona Fanatics”, që e uron në këtë mënyrë Kosovën për pavarësinë: “Të bëhesh sa më shpejt Shqipëri”. Në foto gjendej edhe banderola e hapur nga ana e tyre gjatë derbit me Partizanin, për të falenderuar vëllezërit jashtë kufirit territorial të Shqipërisë, që u gjenden pranë në ditët e vështira pas tërmetit shkatërrues që ra në vendin tonë gjatë nëntorit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.