Të bëhemi si Milani i Sakit! Reagon vetë trajneri legjendar: Nuk është për të gjithë ajo që bëri Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri ditën e djeshme një gjest që u duartrokit nga shumë italianë, pasi dërgoi në vijën e parë të “luftës” me pandeminë Covid-19 një numër prej 30 mjekësh e infermierësh shqiptar. Në fjalën e tij Rama shpjegoi për të gjithë edhe strategjinë që do i udhëhiqte drejt fitores e për këtë ftoi Europën të ndjekë shembullin e Milanit të Arrigo Sakit. Ndërkohë mbi këtë çështje ka folur edhe vetë trajneri legjendar që shkroi historinë te Milani, duke vlerësuar pafund gjestin e bërë nga qeveria shiptare. Madje ka theksuar faktin se nuk është për të gjithë ajo që Shqipëria bëri.

“Kryeministri Rama ka bërë një gjest fisnik dhe ka treguar se është mirënjohës. Kjo nuk është për të gjithë. Ai vendosi vlera të mëdha dhe tha “Ju na shpëtuat ne”. Kjo situatë e bën të qartë se është më mirë të parandalosh. E kam thënë gjithmonë në futboll, por është absolutisht e vlefshme: “Të kesh strategji është më mirë se të bësh taktika“. Shkurtimisht shëndeti, hulumtimi dhe edukimi, do të thonim gjithashtu edhe përgatitja në futboll, janë elemente thelbësore që e bëjnë një popull të rritet. A është e lehtë t’i bashkosh të gjitha në një civilizim kryesisht individualist, egoist dhe ziliqar?”, ka thënë Arrigo Saki./Sport Ekspres/