Të ardhura për famijlet e prekura nga tërmeti, Skënderbeu thirrje për të gjithë sportdashësit

Skënderbeu do të luajë ditën e shtunë ndeshjen e javës së 15 të Superiores kundër ekipit të Vllaznisë. Korçarët kanë nxjerrë në shitje biletat për këtë takim. Klubi i juglindorëve bën me dije se të gjitha fitimet e përfituara nga shitja e këtyre biletave do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë, Skënderbeu i bën thirrje të gjithë sportdashëve dhe në veçanti tifozëve të skuadrës së tyre që të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit ditën e shtunë, duke ditur edhe faktin përse do të shërbejnë të ardhurat e kësaj përballjeje. Ndërkohë çmimet e biletave variojnë nga 200-1000 lekë dhe ofrojnë mundësi për të gjithë që të kontribojnë për këtë nismë të klubit korçar./Sport Ekspres/