Te Anderlehti janë të lumtur: Abazaj u integrua menjëherë!

Tre ndeshje të luajtura, një gol i shënuar në portën e PSV Eindhoven. Kristal Abazaj nuk vonoi aspak që të konfirmojë potencialin te Anderlehti. Edhe pse ka vetëm pak ditë që i është bashkuar skuadrës mbretërore belge, talenti i Kombëtares shqiptare nuk humbi kohë.

Te Anderlehti kjo është një periudhë mjaft impenjuese dhe e ngjeshur me punës, pasi drejtuesit e klubit kanë realizuar shumë blerje të reja. Lojtarë me cilësi, që githsesi kanë nevojë për kohën e tyre që të përshtaten me realitetin e ri.

Në anën tjetër, integrimi në ekip i 21-vjeçarit nga Tropoja vlerësuar nga trajneri Hein Vanhauzebruk. “Kristali është përshtatur mjaft mirë me ekipin. Për disa lojtarë duket e vështirë të kuptojnë se çfarë kërkojmë prej tyre dhe çfarë duhet të bëjmë. Për të tjerë, siç është rasti i Abazajt, përshtatja me ekipin ka qenë mjaft e mirë”, tha drejtuesi i stolit të Anderlehtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *