Tavo: Nëse nuk kthehen trajneri e shefi i klubit, tërheq skuadrën nga gara!

0

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka reaguar për mediat pas lajmit se trajneri Milinkoviç dhe shefi i klubit Gentian Nora kanë paraqitur dorëheqjen.

Nuk jam i mërzitur, jam i pikëlluar. Është hera e dytë që investoj në futboll, unë jam biznesmen dhe shes produkte, nuk shes ndeshje. Më kanë paraqitur dorëheqjen trajneri dhe shefi i klubit, me arsyetimin që nuk po e mbroj dot punën e tyre nga padrejtësitë dhe turpet ne vendimmarrjen kundër Luftëtarit. Po si mund ta mbroj unë vallë, ç’fuqi kam, me dhunë si disa të tjerë, me presione, me telefonata arbitrash? Unë nuk jam i tillë, Gjirokastra nuk është e tillë, unë doja vetëm të mos më ndalonin në punën e nisur.

“Skuadra për të cilën unë kam investuar 1.000.000 euro këto dy vjet nuk do ulë kokën e të pranojë këto absurditete. Nuk po shkatërrohet një skuadër, po shkatërrohet një familje dhe tani që po flas jam me lot në sy. Do komunikoj nesër me trajnerin dhe shefin e klubit, unë nuk mund të ndikoj dot tek arbitrat, por nëse ata brenda javës nuk kthehen, atëherë unë do tërheq ekipin nga gara, kësaj radhe me të vërtetë i pikëlluar, po e theksoj, sepse nuk është vetëm lek i humbur ky që hodha, por u shkatërrua një punë e shkëlqyer, të cilën e vlerësoi gjithë Shqiperia”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here