Tavo: Ja pse zgjodha Mezanin, nuk shkarkoj trajnerë me telefon

Presidenti Grigor Tavo ishte së bashku me trajnerin e ri të Luftëtarit, Gentian mezanin, të cilin e prezantoi si timonierin e ri të skuadrës. Numri 1 i klubit gjirokastrit është shprehur besimnplotë se me nën drejtimin e trajnerit vlonjate skuadra do të ketë sukses. Tavo po ashtu tregoi se pse zgjodhi pikërisht Mezanin si trajnerin e ri, duke theksuar se kishte pasur dhe alternativa të tjera. Sa i përket objektivat, presidenti i bluzinjve kujton se edhe një edicion më parë starti nuk ishte dhe aq i mirë dhe se me punë mund të arrihet gjithçka.

“Jemi mundur që të bëjmë diçka më të mirë dhe zgjodhëm për të drejtuar Luftëtarin, një nga më ekspertët e Superiores, si Gentian Mezanin, i cili me mbështetjen time të plotë dhe të gjithë stafit, besoj se Luftëtari do të ecë dhe do arrijë atë që ne kishim menduar. I urojmë Gentianit një vit të mbarë dhe një ecuri të mirë. Jam i bindur që do e arrijmë”.

“Unë jam për plane afatgjata, nuk i shkarkoj trajnerët nga telefoni. Ishim bashkë me Kostiç dhe Mezanin për kafe dhe diskutuam. I dha dhe disa udhëzime për ekipin”.

“Nuk ka asnjë objektiv të parealizueshëm. Edhe vjet kishim pak pikë pas javës së nëntë. Kemi lojtarë të mirë dhe uroj ta nisim me fitore. Nëse do të bëjmë kthehen e madhe çdo gjë do të shohim. Çdo gjë realizohet me punë.

“E kisha ndarë mendjen edhe pse më janë ofruar shumë trajnerë. Kam shumë besim tek Mezani që do të punojmë dhe do arrijmë ato pritshmëri që kemi”.

“Kostiçdha dorëheqjen. Ai tha që nuk do vazhdoj më në Gjirokastër”.

“Besoj se tifozët do të rikthehen sërish, kam besim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *