Tavekio: Lipi kundër De Biazit, por na u lut edhe Federata Shqiptare

Ish-presidenti i federatës italiane, Karlo Tavekio, ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku natyrisht është ndalur kryesisht te dështimi i Italisë ndaj Suedisë dhe arsyet që çuan deri aty.

Së pari, Tavekio ka folur për zgjedhjen e trajnerit Ventura: “Marçelo Lipi do bënte drejtorin teknik dhe kërkonte patjetër Venturën. Unë doja Donadonin, por Bolonja refuzoi. Si alternativë, kishim në plan De Biazin, por Federata Shqiptare m’u përgjërua që të mos ua rrëmbeja trajnerin. Konte? Merrte 4 milionë dhe kërkonte 6.5. Ndoshta me pak sforcim e mbanim, i nxirrnim me ndonjë miqësore ato para, por a ishte e drejtë ta paguanim aq shumë, me para që mund t’i investonim te sektori i të rinjve?”.

Kuriozitet për Balotelin dhe Insinjen: “Ventura më tha që Balotelin nuk e donin disa lojtarë, kishin vendosur veton. Edhe për Insinjen mendoja se duhej të luante në ndeshjen e fundit, sepse do ishin mijëra napolitanë në stadium për të, por nuk e detyroja dot Venturën ta hidhte në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *