Taulant Xhaka lider në Zvicër, Bazeli e “gradon”

Taulant Xhaka është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra e Bazelit, tek e cila luan prej shumë sezonesh tashmë. Mesfushori kuqezi adhurohet nga tifozeria zvicerane dhe shihet si një lider në fushën e lojës.

Xhaka iu bashkua Bazelit në sezonin 2012/13 nga skuadra e Grashopersit, me të cilën kishte luajtur dy sezone. Që nga transferimi i tij te skuadra gjigante zvicerane, Xhaka ka bërë paraqitje shumë të mira.

Pas shtatë sezonesh te skuadra kuqeblu, futbollistit kuqezi i është besuar një rol shumë i rëndësishëm, ai i zëvëndës kapitenit. Kapiten i skuadrës në sezonin e ri do të jetë sulmuesi Valentin Stoker, ndërsa Xhaka do të mbajë shiritin e kapitenit në mungesë të mundshme të këtij të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *