“Tatimet i marrin, po lekë për ndihma nuk kanë”! Reagon Çekaj: Probleme kanë edhe arbitrat, është puna e tyre e vetme

Mbi gjendjen në vend sa i përket braktisjes që i ka bërë shtetit sportit, ka reaguar edhe ish-arbitri i Superiores që tashmë është si vëzhgues, Sokol Çekaj. Ky i fundit shpreh indinjatën e tij për reagimin që është marrë për futbollin nga ana e qeverisë dhe kryeministrit Rama. Gjithashtu Çekaj thekson se përveç klubeve me probleme, nuk duhet të harrojmë edhe arbitrat, me pagesën e tyre që taksohet nga ana e shtetit, por kur vjen puna për momente të tilla dhe kanë nevojën e ndihmës, kjo e fundit nuk vjen. /Sport Ekspres/