Tashmë zyrtare, FIFA aprovon ndryshimet në rregulloren e futbollit

0

Bordi ndërkombëtar i FIFA-s aprovoi këtë fundjavë disa ndryshime në rregulloren e futbollit. Rregullat e rinj do të hyjnë në fuqi gjatë sezonit pasardhës. Gjithsej janë bërë 7 ndryshime në rregulloren e futbollit.

MURI  NË GODITJET STANDARDE –Ndryshimi më i rëndësishëm është ai vendosjes së murit gjatë goditjeve të dënimit. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohet që lojtarët e skuadrave kundërshtare të rrinë ngjitur me muret e lojtarëve .

KONTAKTI ARBITËR-TOP – Një tjetër ndryshim i rëndësishëm prek arbitrat. Deri më tani “xhaketat e zeza” janë konsideruar të barazvlefshëm me shtyllat, pasi kur topi prek ata loja vazhdon rregullisht, por në të ardhmen do të jetë ndryshe. Nga sezoni i ardhshëm nëse topi ka kontakt me arbitrin, ai do t’i kthehet skuadrës që sapo e kishte në kontroll. Nëse topi përfundon gol pas kontaktit me arbitrin,  sipas rregullave të reja goli do të anulohet dhe topi do t’i jepet portierit.

PENALLTITË – Penalltitë do të ndryshojnë gjithashtu, pasi portierëve s’do tu kërkohet t’i mbajnë më të dyja këmbët në linjën e bardhë, por të paktën vetëm një. Një tjetër ndryshim te penalltitë është fakti që tani e tutje çdo top i prekur me dorë do të jepet 11-metërsh, përjashtim bëjnë rastet e topave që kapin kontakt me dorën pas një kontakti me një pjesë tjetër të trupit ose topat që kontaktojnë me dorën e ngjitur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.