Tashmë njoftohet zyrtarisht, Teqja lojtar i Kukësit

0

Kukësi ka njoftuar zyrtarisht afrimin e  mbrojtësit Olsi Teqja. 30-vjeçari vjen nga skuadra e Kamzës, me të cilët u aktivizua në pjesën e parë të sezonit. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, në bazë të një kontrate 18-mujore.

Për mbrojtësin, Kukësi do të jetë klubi i tij i gjashtë në Superiore, teksa më parë është aktivizuar dhe me fanellat e Kastriotit, Bylisit, Laçit, Tiranës, si dhe së fundmi me Kamzën.


Njoftimi i klubit të Kukësit

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Olsi Teqja.

Mbrojtësi ka firmosur kontratë me klubin tonë për një periudhë 18-mujore.

30-vjeçari vjen nga skuadra e Kamzës dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit tonë.

#MirëSeVjenOlsiTeqja

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.