Tashmë është zyrtare, Napoli njofton vendimin për Hamshik

Më në fund, duket se telenovela “Hamshik” ka marrë fund. Pak momente më parë, Napoli ka zyrtarizuar përfundimisht largimin e sllovakut drejt ekipit të Dailan Jifang. Me një postim në uebin e tyre zyrtar si dhe në llogarinë në “Txxitter”, ekipi i kaltër ka falenderuar mesfushorin për kontributin e tij.

Në arkat e ekipit të De Laurentis do të derdhen plot 20 milionë euro nga ekipi kinez, ndërkohë që Hamshik do të përfitojë plot 9 milionë euro në sezon. Ish-kapiteni i të kaltërve, u shndërrua në idhullin e tifozerizë në 12 vitet e tij, teksa u bë dhe golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, duke kaluar dhe Diego Armando Maradonën.


“Napoli e falenderon Hamshik për 12 vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, të karakterizuara me përkushtim dhe ndjenjë të madhe karshi fanellës së Napolit. Një kapiten, një shembull, një futbollist që Napoli do ta dashurojë gjithmonë”, shkruhej ndër të tjera në postimin e klubit.
https://twitter.com/GianlucaD9/status/1096077189307613184

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *