Tashmë është e qartë e ardhmja, Pogba “kapet mat” me… Leo Mesin!

Dëshira e Pol Pogba për t’u larguar nga Mançester Junajtid nuk është më një sekret. Barcelona ose Juventus janë një nga dy destinacionet e mesfushorit, i cili është në një konflikt të hapur me trajnerin Zhoze Murinjo.

25-vjeçari është parë në Dubai në shoqërinë e… Leo Mesit. Francezi ka darkuar me yllin e Barcelonës dhe kaq ka mjaftuar për t’u bindur për dëshirën e tij për të luajtur në “Camp Nou”. Kalimi i Pogba te Barcelona u përfol shumë dhe gjatë merkatos së verës, por ai zgjidhi të qëndronte në Mançester.

Mesfushori është një nga lojtarët më të mirë të “Djajve të Kuq”, duke shënuar pesë gola dhe dhuruar tre asiste deri më tani, por problemet me trajnerin dhe forma e dobët e ekipit, që ndodhet në vendin e tetë në Premier, po shtyjnë lojtarin, gjithmonë e më shumë, të largohet nga Anglia.

Ai dhe Mesi janë parë në një restorant të Dubait, duke biseduar, ndërsa të dy lojtarët janë parë në një formë të mirë së bashku. Junajtid është i qartë për dëshirën e kampionit të botës për t’u larguar, por ata nuk do të heqin dorë nga shërbimet e tij për një shumë më të vogël se 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *