Tare tregon mënyrën si refuzoi Milanin: Nuk zgjodha paratë, por vendosa me zemër

Igli Tare është padyshim drejtori sportiv më i mirë në Serinë A dhe këtë e dëshmojnë çmimet e fundvitit që shpërndahen në Itali. Atje rezulton gjithmonë se Tare është mbi të gjithë në elitën e futbollit italian, duke nuhatur talente që vijnë me pak lekë, por shiten me shifra të çmendura.

Kjo ishte edhe arsyeja që bëri Milanin për të telefonuar legjendën e Kombëtares, që të kishte të njëjtin post edhe te kuqezinjtë. Por duke marrë parasysh faktin se derën ia kanë hapur te Lacio fillimisht dhe ka rënë në dashuri me këtë skuadër, përgjigja do të ishte: “JO”.

“Çfarë ndieva unë kur Sacchi më telefonoj dhe më komplimentoj? E dashuroja futbollin e tij dhe këto fjalët e mira më kanë bërë krenar. Gjithashtu e di edhe Bobanin. Ka qenë idhulli im për arsye që ia kam thënë. E kam njohur shumë mirë si lojtar dhe dua ta njoh edhe më mirë tani. Është një person fantastik. Por zgjedhja ime ishte një zgjedhje dashurie. Mendova se të largohesha do të ishte një gjë e keqe. Vendosa me zemër, jo për para”, ka thënë Tare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *