Tare, sekretet e punës si drejtor sportiv dhe zbulimi: “Kam rrezikuar jetën”

Tashmë Igli Tare nuk është më një fillestar, as një ndër të shumtët. Shqiptari është një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Europë dhe këtë gjë në Itali e pranojnë të gjithë. Sot Gazeta dello Sport ka publikuar një intervistë të gjatë të drejtuesit të Lacios, i cili flet për gjithçka, nga Lacio, të metoda e punës së tij dhe prapaskenat e merkatos..

ROLI SI DREJTOR SPORTIV – “Hyra në zyrën e Lotitos për të firmosur një kontratë 1+1 dhe dola si drejtor i Lacios. Ose më saktë, u la në dorën time. Prita 5-6 orë para se të hyja brenda, e kuptova menjëherë që diçka po ndodhte, Lotito më shihte çuditshëm. Pastaj më dha një fletë ku vizitohen Lacio 2008-2009 dhe më pyeti çfarë mendoja. I thashë: “Unë jam futbollist, pse më pyet mua?”. “Sepse do thonë që jam i çmendur, por dua të bëhesh drejtor sportiv. Kam dy vite që e mendoj”. Një zë brenda meje me thoshte që do të pranoja, sepse në jetë kam zgjedhur të bëj gjënë më të vështirë”.

METODA E PUNËS – “Nuk e kam një të tillë, nuk kam vëzhgues: nuk dua të punoj me shumë persona. Kam një bashkëpunëtor për të dhënat, një që më përgatit videot e lojtarëve dhe një për analizat e kundërshtarëve. Pastaj kam shumë miq nëpër botë. Pastaj ajo që e bën të zotin një drejtor sportiv është të kuptojë si mund të bëhet i rëndësishëm një lojtar i panjohur. Nuk mjafton ta shohësh: duhet të flasësh me të”.

PUSHTETI I JUVENTUSIT – “Kundër Juves kam shënuar vetëm një herë, 2-0 me Breshian në vitin 2002, 7 minuta shtesë, e paparë. Macone ulëriste: Çfarë po ndodh kështu? Arbitri i katërt na tha: Më vjen turp, por shkruaj minutat që më thonë. Pushtetin e Juves e kuptoje menjëherë, ashtu si sot e kupton që kanë mjetet për të kontrolluar tregun e futbollit, politikën e tyre agresive me të rinjtë e talentuar”.

MARRËDHËNIA ME BARDHEZINJTË – “Kontrasti politik Lotito-Anjeli është i jashtëzakonshëm. Megjithatë, me drejtorin sportiv të Juves nuk kemi probleme: as për Keita, Milinkoviç apo De Vrij, që nuk do të shkojë te Juventusi, por që ka qenë në listën e tyre”.

“KAM RREZIKUAR JETËN” – “Është thënë që kam pasur një problem shëndetësor, por ishte shumë më tepër se kaq. Derisa ma thanë, nuk e besoja: “Për diçka si e jotja shumë njerëz kanë humbur jetën”. Para se të hyja në sallën e operacionit, pyeta: “Po telefonin, duhet ta lë?”. Nëntë ditë në terapi intensive, më shumë i vdekur se i gjallë, por e kisha kërkuar me këmbët e mia: simptoma të qarta stresi në nivele shumë të larta, shkova të luaj në Napoli edhe pse e dija që ishte e ndalur. Lacio ishte në garë për një vend në Champions, unë luftoja për diçka më shumë: nuk ishte heroizëm, ditën tjetër përfundova në spital”.

MILINKOVIC SAVIÇ – “Ishte te Vojvodina, e ndoqa edhe falë sinjalizimit të një mikut tim. I gjatë sa unë dhe me aftësi teknike të pabesueshme: një fenomen, por nuk mund t’i garantoja vend titullari. E ndoqa te Genku për disamuaj, pastaj shkova ta marr. Fiorentina kontaktoi edhe babain e tij, por ai respektoi mua dhe marrëdhënien e krijuar me agjentët e tij”.

DE VRIJ – “A kam pasur ndonjëherë mosbesim kundrejt agjentëve të holandezit? Jo, përqindja e agjencisë së tij nuk ka lidhje. Në karrierën time kam bërë gabimin klasik të fillestarit, nuk bleva Pastoren, sepse më ngatërruan disa agjentë dhe që atëherë disave prej tyre nuk zë besë”.

INTERI – “Pas aksidentit automobilistik me Serenin mendova se preka fundin, se nuk do të luaja më. Megjithatë, 6 muaj më vonë më donte Hektor Kuperi tek Interi. Presidneti i Breshias më tregoi telefonatën me Moratin: ‘E di që do të shërbente Tare, por duhet të marr një emër të madh’. Dhe mori Batistutën”.

INZAGI TE JUVENTUSI? – “Nuk më bezdisin zëra të tilla: është një proces rritjeje, por duhet të ndodhin shumë gjëra dhe të kalojnë disa vite”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *