Tare nis të lëvizë gurët për Kumbullën, pret në tryezë agjentin e mbrojtësit shqiptar

Marash Kumbulla e ka kthyer veten e tij në një objektiv të shumë klubeve të njohura. Një sezon fantastik deri më tani në Serie A me ekipin e Veronës ka bërë që emri i shqiptarit të ngjallë një interes të lartë, teksa klube si Juventus, Napoli dhe Inter janë vënë pas tij. Kështu Tare ka vendosur të mos humbasë më tepër kohë dhe të lëvizë gurët për të pasur një kalim të Kumbullës në radhët e Lazios.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, Igli Tare do të takohet kokë më kokë me Gianni Vitalin, që është edhe agjenti i mbrojtësit kuqezi. Të dyja palët do të takohen në Romë javën e ardhshme dhe do të diskutojnë për mundësitë e afrimit të Kumbullës në klubin bardhekaltër, i cili falë edhe Tares është kthyer në një shtëpi të shqiptarëve./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *