Tare: Mos harroni diçka për Inzagin, unë dhe Lotito ndajmë të njëjtin mendim

Simone Inzagi përflitet për pasuesin e Maks Alegrit në stolin e Juventusit. Trajneri ka edhe një vit kontratë me Lacion, por tundohet shumë nga një ftesë e presidentit Anjeli. Është normale, pasi në stolin bardhezi mund të luftojë për trofe dhe lavdi.

Igli Tare ka folur në lidhje me këtë çështje. Drejtori sportiv i Lacios konfirmon faktin që Inzagi ka edhe një vit kontratë. Ai dhe presidenti Lotito kanë një dëshirë të përbashkët, që është qëndrimi i trajnerit në kryeqytet.

Takimet bëhen për të kuptuar shumë gjëra. Inzagit nuk i përfundon kontrata tani. Ai ka edhe një vit me ne. Më duket e ekzagjeruar kjo vëmendje që po krijohet. Ka folur presidenti, po e përsëris edhe unë. Sigurisht që duam të qëndrojë, nuk ekziston asnjë dyshim për diçka të tillë”, përfundon biondi shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *