Tare me mision në Skoci, një njohje e vjetër i bëhet pengesë

Igli Tare është duke projektuar përforcimin e fundit të Lacios për këtë merkato vere. Objektivi i shqiptarit është sulmuesi 22-vjeçari i Selltikut Musa Dembele. Sulmuesi i skocezëve ka ngjallur interes dhe nga një “armik” i dikurshëm i Lacios.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e  Romës Rudi Garsia, i cili tani drejton Marsejën në Francë. 54-vjeçari kërkon ta kthejë në vendlindje sulmuesin, por Tare nuk do t’ia bëjë aspak të lehtë francezit. Momentalisht përflitet se Sellik kërkon të paktën 15 milionë euro për talentin francez, por konkurrenca midis klubeve mund ta rrisë akoma më shumë çmimin e tij.

Në rast se Dembele do t’i bashkohet Lacios, atëherë do shikohet mundësia e huazimit të sulmuesit ekuadorian Felipe Kaisedo, i cili nuk bindi aspak gjatë sezonit të shkuar ku shënoi vetëm tri gola.  29-vjeçari me shumë gjasa do të huazohet te skuadra e Rajo Vajekanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *